VM-Center gati për sezonin veror 2017
Qendra tregtare VM-Center në Preshevë për sezonin veror ka shtuar shërbimet dhe hapësirat e punës në restorantin dhe pastiçerinë.Shpejtim Hasani , menaxher pranë kësaj qendre tha se risia e kësaj vere është bar-bistro me një meny të bujshme dhe ofrimin e artikullit doner-kebap.
Ai theksoi gjithashtu edhe hapësirat në tarracë janë rregulluar më mirë dhe se kanë filluar frekuentimet nga qytetarët.
VM-Center është qendra më e madhe në Luginë në të cilën ofrohen shërbime të ndryshme duke përfshirë edhe butikun për veshmbathje, marketin për gjëra ushqimore, teknikë të bardhë, restorant modern, patiçeri dhe kënd e lojëra për fëmijë.