Valon Fazliu, futbollist nga Lugina e Preshevës debuton në ligën e parë zvicerane (video)
Valon Fazliu i lindur dhe rritur në Zvicër por me prejardhje nga Lugina e Preshevës po tregon suksese në futbollin zviceran duke debutuar kohën e fundit me ekipin "Grasshopper Club " të Curihut në ligën e parë profesionale.Ai i pasionuar për futbollin që nga fëmijëria kaloi nëpër të gjitha grupmoshat në të njëjtin klub që tani është ngritur në nivelin më të lartë, shkruan Titulli.com.
Fazliu , luan në fushën e futbollit me këmbën preferuar të majtë në pozicionin mesfushorë në sulm dhe mbanë numrin 32.
Ai është shprehur për Titulli.com se është i lumutur për rezultatet që ka arritur deri më tani dhe porosit të rinjtë që të jenë më këmbëngulës në qëllimet e tyre për sport.
Familja e Valon Fazliut është me origjinë nga fshati Letovicë i komunës së Bujanocit, ndërsa prej më shumë se 20 vite familja e tij jeton në Zvicër./Titulli.com/