Bujanoc: Administrata komunale inkuadron 16 punëtorë nga "Drejtorati për Ndërtim"
Edhe zyrtarisht 16 punëtorët e ish ndërmarrjes publike "Drejtorati për Ndërtim", nga sot janë bërë pjesë e administratës komunale të Bujanocit.Ismail Pajaziti, kryeshef i administratës komunale në Bujanoc dhe Naim Rexhepi, ish drejtor nga “Drejtorati për Ndërtim”, kanë marrë pjesë në shpërndarjen e vendimeve të punës për punëtorët që janë rradhitur nëpër departamente te ndryshme të administratës.
Së shpejti, në kuadër të administratës komunale të Bujanocit pritet të themelohet edhe departamenti për investime kapitale, që do të merret kryesisht me punët e dikurshme të “Drejtoratit për Ndërtim”.