Ushtria merr aksion në Medvegjë, por këtë rast për të ndihmuar banorët (foto)
Lokale

Ushtria merr aksion në Medvegjë, por këtë rast për të ndihmuar banorët (foto)

27.Apr.2014 17:44
0
Aksioni i Ministrisë së Mbrojtjes së Serisë “Mjeku ushtarak në fshat” të shtunën është realizuar në Ravna Banjë, të komunës së Medvegjës që ka përbërje të përzier kombëtare me banorëve serb dhe shqiptar. Aksionin e ka realizuar Qendra e tretë për trajnim dhe bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale të komunës së Medvegjës. “Qëllimi i aksionit ka qenë ofrimi i kontrollimit mjekësor dhe dentar tek fëmijët dhe banorët tjerë të fshatit Ravna Banjë dhe rrethinës”, thuhet në kumtesën e kësaj qendre, transmeton Titulli. mjeket Përveç ekipit mjekësor dhe veterinarit ushtarak në përbërjen e tretë të Qendrës për trajnim, kanë marrë pjesë edhe agronom si dhe përfaqësues nga Shtëpia e shëndetit, Kryqit të Kuq, Qendrës për Punë Sociale, dhe përfaqësues të komunës së Medvegjës. Me këtë rast është bërë një kontroll i përgjithshëm mjekësor të 35 banorëve, ku kuadër të së cilës pacientëve i është kontrolluar presioni i gjakut, niveli i sheqerit në gjak, EKG, kurse një kontrollim stomatologjik është bërë ndaj 13 banorëve. Në kuadër të aksionit veterinari ushtarak ka bërë kontrollimin e 81 krerëve bagëti në tre familje të fshatit Ravna Banjë. Gjatë kryerjes së këtij aksioni Kryqi i Kuq nga Medvegja ka bërë ndarjen e detergjenteve dhe batanijeve për familjet më të rrezikuara./Titulli.com/
Banorët mbushin gropat në qendër të Tërnocit (foto)
Mojsiu në Preshevë: Kënaqësi shumë e madhe të shkeli në tokën ku jetojnë shqiptarët (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration