USAID: Bujanoci, komuna më punëtore (video)
Lokale

USAID: Bujanoci, komuna më punëtore (video)

11.Dec.2012 17:35
0

Gjatë shpërndarjes së sotme të certifikatave të ndërmarrësve të rinj që morën pjesë në projektin e përbashkët të Komunës së Bujanocit, PBILD-it dhe USAID-it , udhëheqësia komunale mori lëvdata për punën e bërë. Në fjalimin e drejtorit të programit për forcimin e sigurisë ekonomike në USAID, Michael Pillsbury, u tha se në mesin e 33 komunave ku vepron kjo organizatë amerikane, Bujanoci është ajo që më shpejtë ka kompletuar planin aksional. Pillsbury nuk u ndal me kaq. “Komuna e Bujanocit është njëra ndër komunat që më shpejt ka adaptuar planin dhe ka kaluar në aplikim”, tha Michael Pillsbury në ceremoninë ndarëse të certifikatave. “Duke parë rëndësinë e këtij projekti, Komuna e Bujanocit ka rritë pjesëmarrjen në projekt nga 5 mijë në 7 mijë dollarë”, ka thënë me këtë rast kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi. Në projektin “Të rinjtë mendojnë për biznes” që ka kaluar tani vlerën fillestare prej 25 mijë dollarëve, kanë marrë pjesë 20 të rinj deri në moshën 35 vjeçare. Arifi me këtë rast ftoi organizatat e huaja në përkrahjen e projekteve që kanë për qëllim zhvillim ekonomikë si dhe punësimin e të rinjve. Në takimin e sotëm ishte paraparë që të marrë pjesë edhe menaxheri i PBILD-it Nikollas Herkulles organizata e të cilit është pjesëmarrëse në këtë projekt. Vendin e Herkullesit e zuri zëvendësja e tij Tatjana Strahinjiq Nikolliq, pasi që shefi i saj gjatë rrugës për në Bujanoc kishte pas një aksidenti në trafik, i cili për fat të mirë kishte kaluar vetëm me dëme materiale. USAID-amerikan në projektin “Të rinjtë mendojnë për biznes” merr pjesë me 15 mijë dollarë, PBILD-i me 5 mijë, ndërsa Komuna e Bujanocit, siç tha edhe Arifi, nga 5 mijë dollarë sa kishte ndarë në fillim, ka shtuar edhe 2 mijë dollarë tjera për të financuar këtë projekt. Nga 20 ndjekës të këtij programi, komisioni ka vendosur që 11 ti shpërblejë me nga 2 mijë dollarë, prej të cilave me 1 mijë dollarë duhet të financojnë biznes planin e tyre./Titulli.com/ http://youtu.be/QClvCiIszCU
Kuvendi i Preshevës për pak të shndërrohet në ring boksi
Pse nuk hiqet bora nga rrugët?(foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration