Kuvendi i Preshevës për pak të shndërrohet në ring boksi
Lokale

Kuvendi i Preshevës për pak të shndërrohet në ring boksi

11.Dec.2012 21:29
0
[caption id="attachment_16430" align="alignleft" width="259"] Kuvendi i Presheves, foto: arkiv[/caption] Është mbajtur seanca e radhës e rregullt e Kuvendit Komunal në Preshevë, ku nuk kaloj pa fjalë fyese të ndërsjella të këshilltarëve komunal, madje edhe kërcënime. Siç raporton Titulli, ndërmarrja “Moravica” ngjalli më shumë debate dhe reagime, si nga opozita po ashtu edhe nga pozita, pasi ajo gjendet në "kolaps" nga borxhet,  dhe pas shumë debateve dhe replikave më i "pa përmbajtshmi" u tregua Naser Aziri (UDSH), i cili iu vërsul njërit prej këshilltarëve të PDSH-së  dhe për të kaluar nga kjo situatë u dashtë të ndërhyjë Nadër Sadiku, shef i i grupit të këshilltarëve të PVD-së. E sigurisht kjo situatë pa dyshim se e nervozoi kryetarin e Komunës së Preshevës Ragmi Mustafën, i cili u detyrua që të ngjitet në foltore dhe ftoj kryetarin e Kuvendit që të qes në votim këtë pikë të rendit të ditës. Gjithashtu për gjendjen e “Moravicës” ai fajësoj më së shumti qytetarët e Komunës së Preshevës të cilët nuk i përmbushin detyrimet ndaj kësaj ndërmarrje, duke thënë se: “çdo anëtar i çdo familje ka më së paku nga një pajisje celulari, dhe nuk kursejnë që çdo ditë ta mbushin atë me impulse, dhe të bëjnë shpenzime të panevojshme, ndërsa nuk mund të i japin nga 450 dinarë për të paguar detyrimet ndaj “Moravicës”. Pika tjetër që u diskutua më së shumti ishte ajo e grupit të këshilltarëve të UDSH-së për ndryshimin dhe emërimin e rrugëve, vendbanimeve e të shesheve në Preshevë. Për këtë pikë pati shumë propozime nga të gjitha partitë si ato që qeverisin po ashtu edhe ato opozitare. Në mesin e shumë propozimeve ishte edhe ajo e Naser Azirit (UDSH), e cila ishte që çdo subjekt politik të ketë nga një përfaqësues në komision i cili do të merret në mënyrë më të detajuar me këtë iniciativë. Edhe pse kjo pikë u votua unanimisht, ata u shprehen shumë pesimist pasi siç thanë, dihen qëndrimet e Qeverisë së Serbisë ndaj komunës. Por para se të shkojë ky propozim në Ministri, fillimisht duhet marrë pëlqimin nga Këshilli Kombëtar Shqiptar. Të njëjtin propozim kishin aprovuar edhe në Kuvendin e Bujanocit, por një gjë të tillë nuk e lejoj Ministria. Për këtë rend të ditës ishin paraparë 17 pika, në mesin e të cilave ishin edhe  këshillat drejtues dhe mbikëqyrës të shtëpisë së kulturës, NP “Moravicës”, qendrës për punë sociale, shtëpisë së shëndetit, bibliotekës, OKF-s dhe Radio Televizionit Presheva, ku një zëri u miratuan. Gjithashtu këshilltarët njëzëri kanë miratuar edhe vendimin mbi ndryshimin e vendimit mbi sigurimin material të pjesëmarrësve të luftës Nacional Çlirimtare të komunës së Preshevës./Titulli.com/  
Luginë, temperatura ekstreme deri në -19 gradë celsius
USAID: Bujanoci, komuna më punëtore (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration