Të rinjtë e PVD-së nga Lugina e Preshevë, marrin premtime konkrete për përkrahje nga Shqipëria (foto)
Anëtarët e Forumit Rinor te Partisë për Veprim Demokratik kanë qëndruar për vizitë në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së Shqipërisë dhe zhvilluan takim me ministrin Blendi Klosi dhe drejtoreshën e Shërbimit Rinor kombëtar, Ina Avllaj.Fillimisht ministri Klosi u njoftua me gjendjen dhe pozitën e të rinjve në Luginë te Preshevës si dhe me problematikat me të cilat ata përballen.
Interesimi i anëtarëve të Forumit Rinor ishte mbështetja e projekteve të ardhshme me fonde të caktuara nga Ministrit e Republikës së Shqipërisë.
Klosi u zotua se do të mundohet qe të krijoj ura lidhëse apo binjakëzim të rinjve nga Lugina e Preshevës dhe të rinjve të Republikës së Shqipërisë, e ku pastaj përmes trajnimeve të ndryshme të rinjve nga Lugina do t'i mundësohej që të konkurrojnë me projekte konkrete qoftë ne fondet e ministrive te Republikës së Shqipërisë, apo të organizatave të huaja.
Temë tjetër e këtij takimi ishte edhe përqindja e lartë e papunësisë e të rinjve në Luginë të Preshevës.
“Si hap i parë i zbutjes së papunësisë u nënvizua mundësia e mbajtjes së praktikës nga të rinjtë e Luginës së Preshevës në institucionet e Republikës së Shqipërisë, e ku pas përfundimit të kësaj praktike tremujore këta të rinjtë do të mund të përfitonin nga një kontratë pune me afat njëvjeçar” ka thënë Leart Hajrullahu, kryetar i Forumit Rinor të PVD-së.
Ministri Klosi premtoi se do të bëj të mundur që numri i përfituesve të këtij projekti do të jetë i pakufizuar, duke bërë përjashtim nga rastet tjera, sepse Lugina e Preshevës në përgjithësi, e të rinjve në veçanti do të trajtohet ne mënyrë te veçantë.
Kurse nga përfaqësuesit e Forumit Rinor te PVD - së mori premtimin se përzgjedhja e përfituesve të këtij projekti nuk do të bëhet në mënyre selektive në baza partiake.
Gjate diskutimit me rinjtë nga Lugina e Preshevës, Ina Avllaj tha se do të ndihmojë për hapjen e një qendre rinore edhe në Preshevë.
Përveç takimit me ministrin Klosi, pjesë e agjendës së Forumit Rinor te PVD - së ishte edhe takimi me drejtorin e Zyrës për politikë të jashtme, Bashkim Ramaj i cili përshëndeti te rinjtë e PVD - së dhe u bisedua për tekstet shkollore dhe rrethanat politike të Luginës se Preshevës sidomos në dhjetëvjeçarin e kaluar, ku vlen të theksohet se Ramaj kishte njohuri të mjaftueshme për rrjedhat politike në Lugine të Preshevës.
Ai theksoi se për avancimin e pozitës së shqiptarëve dhe të drejtave të tyre barrën më të madhe do ta kenë udhëheqjet lokale të Luginës së Preshevës, e që nuk do të mungoj përkrahja e Qeverisë Shqiptare e në veçanti e ministrisë së Punëve të Jashtme.
Në të dyja takimet u premtua se do të ketë edhe takime tjera dhe bashkëpunime me hapa konkret./