Turqia shtron iftar për mijëra qytetarë të Luginës së Preshevës (Foto)
"Karvani i Bereqetit", nën moton "Vëllazëria nuk njeh kufi", gjatë rrugëtimit nëpër vendet e Ballkanit do të ndaloj edhe në Luginën e Preshevës, përkatësisht në Komunën e Bujanocit.Nën organizimin e bashkisë Bajrampasha të Stamtbollit dhe në bashkëorganizim me Komunën e Bujanocit do të shtrohet iftar të hënën, më 6 korrik, për 2000 besimtarë myslimanë të Luginës së Preshevës.
Në mesin e shumë të ftuarve dhe besimtarëve në këtë iftar, i cili do të shtrohet në stadiumin e futbollit në Tërnoc, një ndër fshatrat më të mëdhenjë në Ballkan, do të merr pjesë edhe vetë kreu i bashkisë Bajrampasha, Atilla Aydiner, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve lokale, fetare si dhe përfaqësues të organizatave jo qeveritare në Luginë të Preshevës, raporton vizioninfo.
Ndërkohë iftari do të përmbaj një program të pasur kulturoro-artistik duke përfshirë edhe tinguj të kulturës Islame dhe asaj turke.
“Karvani i Bereqetit” ka vizituar qytetet të ndryshme në Ballkan duke filluar nga Kroacia, Bosnje e Hercegovinë, Malin e Zi, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Rrugëtimin do ta vazhdojë edhe në Serbi dhe do të përfundoj në Bullgari. /Titulli.com/