Trupit Koordinues për vitin 2017 ndan 261 milion dinarë për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë Foto: T.Koordinues
Lokale

Trupit Koordinues për vitin 2017 ndan 261 milion dinarë për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë

03.Feb.2017 17:03
0
Përfaqësuesit e komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë morën pjesë në seancën e organizuar nga Trupit Koordinues në të cilën u shqyrtuan raportet e kaluara, aktivitetet dhe projektetet e realizuara.

Zoran Stankoviq, kryetar i këtij institucioni theksoi se për vitin 2017 është ndarë një buxhet prej 261 milion dinarë dedikuar komunave në Jug të Serbisë, shkruan Titulli.com.

Ai theksoi se qeveria e Serbisë ndanë edhe mjete tjera siç janë bursat, libra shkollor falas dhe subevencione të ndryshme.

Në takimin e sotëm morën pjesë Shaip Kamberi, Shqiprim Arifi, Nebojša Arsiq, Junuz Musliu dhe deputetët popullor nga Bujanoci Fatmir Hasani e Nenad Mitroviq.

Trupit Koordinues për vitin 2016 kishte ndarë 255.5 milion dinarë buxhet edhe ate për Bujanoc 144.4 milionë, Preshevë 105 milionë dhe Medvegjë 36.1 milionë dinarë ndërsa  krahasuar me vitin 2017 buxheti është rrit për 4.5 milion dinarë.//Titulli.com/

 

 

 

A është "uzurpuar" Akademia e Shkencës së Kosovës nga anëtarë të Luginës së Preshevës?
Stankoviq: Kërcënimet për Veriun e Kosovës nuk pasqyrohen në Jug të Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration