Trajnim i femrave në fushën e teknologjisë informative
Lokale

Trajnim i femrave në fushën e teknologjisë informative

29.Jun.2015 16:11
0

30 femra të reja, prej të cilave 15 nga komunat e Bujanocit dhe Preshevës si dhe qyteti Vranjës, mund të jenë pjesë e programit trajnues për teknologji informative (TI) të organizatës YouthBuild Srbija të zbatuar nga Iniciativa Qytetare.

Përmes një ftese publike kjo organizatë fton të interesuarat që të bëhen pjesë e këtij programi 20 ditorë, i cili përmban 160 leksione si: Interneti si medium, klientët dhe serverat, trendet bashkëkohore në teknologji, elementet e Web dijaznit (tipografi, photography, layout faqej), gjuha e  programimit  HTML5,  gjuha e programimit CSS  3, WordPress, etj, ndërsa afati për aplikim do të jetë i hapur deri më 30 korrik.

Trajnimi do të mbahet në Bujanoc dhe Novi Pazar, kursi ofrohet nga shkolla profesionale “shkolla e Krojaçevës”, fituese e çmimeve të rëndësishme vendore për TI dhe shumë mirënjohjeve, nxënësit e kësaj shkolle janë autor të më shumë se 500 prezentimeve në internet.

Programin YouthBuild  “Të rinjtë e edukuar dhe aktiv”, e zbaton me sukses në Serbi, Incijativa Qytetare, që nga viti 2011. Njëherit është model i cili prej vitit 1994  zbatohet dhe jep rezultate të jashtëzakonshme në 15 vende në mbarë botën.

Gjatë 30 viteve përvojë, YouthBuild ka përgatitur mbi 110.000 njerëz të rinjë për të qenë aktiv, të angazhuar dhe për të ndërtuar vetë komunitetin e tyre.

Këtë vit programi zbatohet, me mbështetjen e Ministrisë së Rinisë dhe Sportit  dhe YouthBuild International./Titulli.com/

 

Më shumë --> KLIKO

 

 

Bujanoc: Fëmijët në pushime verore, ushtarët në objektet shkollore
Austria e interesuar për investime në Luginë të Preshevës (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration