Titulli identifikon kërkesat e shqiptarëve të Luginë së Preshevës për katër fusha
Lokale

Titulli identifikon kërkesat e shqiptarëve të Luginë së Preshevës për katër fusha

15.Dec.2015 10:12
0
Portali Informativ-TITULLI ka identifikuar disa prej kërkesave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës në kulturë, arsim, informim dhe përdorim të gjuhës e shkrimit shqip.

Informacionet që lidhen me këtë rajon po shërbejnë referencë për shumë mediume kombëtare në Serbi , Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Këto hulumtime janë pjesë e projektit “Integrimi i Shqiptarëve në Serbi, që mbështetet nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur në Serbi.

Redaksia e mediumit të pavarur Titulli gjatë realizimit të projektit në bisedë me përfaqësues të institucioneve lokale, organizatave joqeveritare, mediumeve dhe gazetarë të lirë ka arritur të identifikojë kërkesat në katër fusha.

Në  fushën e kulturës sipas hulumtimeve  të Portalit Informativ-TITULLI kërkesat e shqiptarëve janë themelimi i teatrit profesionist, themelimi i muzeut dhe arkivit, themelimi i shkollës së muzikës në Preshevë, aktivizimi i kinemave, bibliotekat të shtojnë numrin e librave në gjuhën shqipe, këmbimi kulturor me rajonin dhe ruajtja e identitetit kulturor nëpërmjet manifestimeve tradicionale.

Në arsim vërehet dukshëm mungesa e teksteve në gjuhën shqipe për shkollat fillore dhe të mesme, njohja-nostrifikimi i diplomave nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, licencimi i personelit arsimor me mësim në gjuhën shqipe, importimi i teksteve shkollore nga Shqipëria apo Kosova, harmonizimi i planprogrameve mësimore dhe përmirësimi i nivelit të mësimeve nëpër shkollat shqipe duke trajnuar mësimdhënësit e profileve të ndryshme.

Informimi është fusha në të cilën ka më shumë probleme në pavarësinë e politikës redaksionale, autocenzura mbetet sfidë për gazetarë ndërsa si kërkesa janë transmetimi i sinjalit për radiotelevizioni rajonal, përcaktimi i fondit të posaçëm për mediat që për themelues kanë këshillin nacional, rritja e cilësisë së gazetarisë dhe largimi i ndikimit të politikës, avancimi i gazetarisë së  pavarur e hulumtuese dhe financimi i mediave përmes projekteve në mënyrë të barabartë  duke rritur konkurrencën mediale në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës. 

Në fushën e përdorimit të gjuhës e shkrimit shqip është mungesë e përdorimit në të gjitha institucionet lokale e shtetërore në komunat Bujanoc, Preshevë e Medvegjë, përdorimi i emrave tradicional topografik në gjuhën shqipe, lëshimi i dokumenteve personale në gjuhën shqipe, certifikatat-formularët-vendimet dhe gjithë dokumentet tjera të jenë edhe në gjuhën shqipe dhe përkthimi i ligjeve në gjuhën shqipe që shërbejnë për nivel lokal.

Ndërsa përdorimi i  lirshëm i flamurit kombëtar shqiptar ende mbetet një brengë e madhe dhë e ndjeshme për pakicën shqiptare në Serbi gjithashtu edhe përcaktimi i festave kombëtare shqiptare.

Portali Informativ-TITULLI do të vazhdojë të identifikojë edhe problemet-kërkesat e shqiptarëve në fushën e shëndetësisë, gjyqësorit, policisë-sigurisë dhe kërkesat e administratave komunale./Titulli.com/

 

UNHCR siguron nxehje për refugjatët, Serbia mundë të përfitojë ndihmë prej 16 milion dollarë
Zyra për të rinj në Bujanoc aktive edhe ndaj refugjatëve (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration