Lokale
Thied: Nëse ju nuk kujdeseni për vehten, pse të kujdesen ndërkombëtarët për ju? Votoni...
Zëvendëshefja e misionit në Serbi të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) ka takuar sot bartësit e listës shqiptare për zgjedhjet parlamentare Riza Halimin dhe Shaip Kamberin me të cilët ka biseduar për procesin e zgjedhjeve më 16 mars.
Paula Thied është shprehur e habitur me faktin se qysh një pjesë e njerëzve që janë të zgjedhur përmes votave po thërrasin për bojkot.
“Nëse njerëzit nuk brengosen për të ardhmen e tyre atëherë pse ne të jemi më të interesuar si bashkësi ndërkombëtare se sa vet qytetarët”, theksoi Paula Thied.
Ajo ka deklaruar sedo të ishte shumë zhgënjyese për OSBE-në dhe gjithë faktorin ndërkombëtarë që shqiptarët mos të përfaqësohen në parlamentin e Serbisë, raporton Titulli.
Shaip Kamberi pas takimit me zëvendësshefen Paula Thied tha sa ka marrë mbështetjen dhe porosinë se metoda dhe rruga e veprimit aktiv politik është rruga më e mirë e zgjidhjes së problemeve.
“Ne kemi një mbështetje nga faktori ndërkombëtarë për politikën tonë aktive që po ja paraqet edhe elektoratit të vet gjatë tubimeve parazgjedhore andaj rruga jonë vazhdon drejt zgjidhjes së problemeve”, tha Kamberi.
Paula Thied në njëjtë ditë takoi në Bujanoc edhe disa nga kandidatët serb të këtij rajoni për deputet dhe ka biseduar për prioritet e tyre që kanë për jugun e Serbisë .
Sipas Thied ky takim me pjesëmarrësit në zgjedhjet parlamentarer ka vërtetuar edhe rëndësinë e procesit të zgjedhjeve dhe se qytetarët duhet të shfrytëzojnë këtë drejtë se kush do t’i përfaqësoj interesit e tyre.
Boban Pavloviq, kandidatë për deputet republikan nga Bujanoci ka thënë pas takimit se kanë shkëmbyer mendime se cilat do të jetë prioritet e qeverisë së ardhshme dhe çfarë presin nga zgjedhjet e 16 marsit qytetarët e kësaj komune.
Zëvendëshefja e OSBE-së në Serbi, Paula Thied ka drejtuar porosinë qytetarëve që t'i injorojnë kërkesat për bojkot dhe të dalin e të votojnë në zgjedhjet e 16 marsit.
Vlen theksuar se faktori ndërkombëtar është duke i dhënë mbështetje të fuqishme pjesëmarrjes së shqiptarëve në procesin e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 16 mars./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!