Foto: bujanovacke
Lokale
Themelohet klubi ekonomik në Bujanoc, deputeti Mitroviq inicoi procesin
Aktivi ekonomik që e përbëjnë 8 biznese lokale është transformuar në klub ekonomik pas takimit që ka inicuar deputeti popullor, Nenad Mitroviq.Gjatë ditës së sotme është mbajtur takimi mes palëve dhe Mitroviq paralajmëroi se hapi i ardhshëm do të jetë identifikimi i problemeve deri në mbledhjen e ardhshme, shkruan portali “bujanovacke”.
“Në bazë të kësaj do të përcaktojmë prioritetet të cilat do t’i prezantojmë organeve të caktuara shtetërore”, theksoi Mitroviq.
Ai u shpreh se ky klub nuk ka karakter politik por ekonomik dhe se është vetëm iniciator i një subjekti ekonomik që ka të punësuar afro 600 veta./Titulli.com/