Të fala nga studentët shqiptarë të Universitetit të Novi Sad-it
Lokale

Të fala nga studentët shqiptarë të Universitetit të Novi Sad-it

11.Nov.2012 02:29
0
“Po qe se mendon një vit më parë, mbjell një farë. Po qe se mendon dhjetë vjet më parë, mbjell një pemë. Po qe se mendon një qind vjet më parë, edukon popullin tënd. Duke mbjell një farë, do të kesh për të ngrenë vetëm një herë. Duke mbjell një pemë, do të kesh të hash dhjetë herë. Duke edukuar popullin tënd, do të kesh të hash qindra e qindra here”.   Shkruan: Valon BEGZADI   Novi Sadi një qytet i kompletuar në të gjitha aspektet, si në infrastrukturë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe me tradita të vjetra, ka gjithashtu dhe Universitetin e tij i cili mbledh shumë studentë nga e gjithë Serbia dhe më gjerë. Ky universitet dy vitet e fundit ka dhe student shqiptar nga Presheva dhe Bujanoci, të cilët studiojnë në degë të ndryshëm të Universitetit të Novi Sadit me një bursë prej 45 mijë dinarësh në muaj dhe shpenzimet e shkollës i kanë të hequra nga Trupi Koordinues i Qeverisë së Serbisë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Ne, një grup gazetarësh, qëndruam në Novi Sad dhe duke pasur parasysh se atje studiojnë pesëmbëdhjetë studentët tanë, organizuam një takim me ta, për të i parë se si po ecin me mësime dhe sesa ju janë ambientuar shoqërisë së atjeshme dhe qytetit në përgjithësi. Ata caktuan Picerinë “Adrijana” si vend takim, restorant ky me pronar shqiptar i quajtur Sefer Salihi nga Tetova e Maqedonisë që prej dekadash kishte këtë restorant mu në mes të qendrës së Novi Sadit.

Mirlinda Jonuzi (Studion Anglisht), Venhare Destani (Anglisht), Gilena Rexhepi (Serbisht), Sunaj Fetahu (Mjekësi), Fehmi Imeri (Ekonomi), Albulena Sulejmani (Anglisht) dhe Dafina Aliu (Menagjment Turizëm) nga Bujanoci si dhe nga Presheva, Vështrim Haliti (Ed.Fizike), Sheval Destani (Psikologji), Rinor Halimi (Matematik – Informatikë), Besian Bajrami (Juridik), Ehad Beqiri (Juridik) si dhe Mërgime Hajdari (serbisht), që ishin prezent në takim, rrëfenin jetën studentore të tyre në zhvillimin e mësimit dhe ambientimit të tyre me shokët e klasës të nacionaliteteve tjerë.

Venharja nga Bujanoci, na thotë në takim se pavarësisht faktit se jemi shqiptar dhe jetojmë në një vend ku shumica është serbe, deri tani çdo gjë është në rregull dhe se paratë që i marrim mjaftojnë në shpenzimet mujore. “Pas një muaji që jemi vendosur në Novi Sad veç ambientimit që ia kemi dal, kemi filluar dhe të krijojmë shoqëri të re me kolegë serbë dhe se kemi shumë përshtypje të mirë nga profesorët she stafi i fakultetit” thotë Albulena Sulejmani, e cila studion anglishten.

Për Besianin është viti i dytë që studion në Universitetin e Novi Sadit dhe për të është pak më ndryshe, sepse tani për të kanë ardhur gjenerata e dytë shqiptar nga vendlindja e tij, sepse sipas tij vitin e kaluar kanë qenë vetëm katër student shqiptar. Nga ana tjetër Gilena Rexhepi thotë  se edhe pse është një distancë e lartë nga familja e cila i mungon ajo është e vetëdijshme për qëllimin e vajtjes së saj në studime dhe se pas mbarimit të fakultetit sigurisht se do të kthehet në vendin e saj për të kontribuar dhe avancuar në shoqërinë kolektive. Fehmi Imeri nga Tërnoci që studion ekonominë për të Novi Sadi është një ndër qytet më të bukura dhe se jeta për të në këtë qytet është e mire dhe se nuk do ta kishte rastin ta bënte këtë pa u kyçur në këto studime. Ai thotë se është e vështirë të studiosh në gjuhën serbe por sipas tij kanë ndihmën nga profesorët që i japin një hapësirë të madhe për të i ndihmuar. Shevalin si duket e kishte marrë malli për vendlindjen dhe në rrëfimin e tij duke folur për studimet në Universitetin e Novi Sadit, falënderon gazetarët për mundësinë e rrëfimit të tij. Edhe Mërgime Hajdari mendon që të i mbaroj studimet sa më shpejt dhe të kthehet në vendin e saj për të punuar dhe jetuar pranë familjes, kishte dhe studente që në pyetjen ton se a mendoni të ktheheni në Preshevë apo Bujanoc. Duke u larguar nga Piceria “Adrijana” studentet shpreheshin se nuk i dihet rrjedhës së jetës në Novi Sad, thoshin vajzat duke u buzëqeshur dhe duke na përshëndetur e duke na përcjell të fala për Bujanocin dhe Preshevën./Titulli.com/    
Kompleks memorial i ushtrisë në mes të Lluçanit e Dobrosinit
Në 10-të vjetorin e themelimit, RTP kurorëzohet me çmim
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration