Kompleks memorial i ushtrisë në mes të Lluçanit e Dobrosinit
Lokale

Kompleks memorial i ushtrisë në mes të Lluçanit e Dobrosinit

11.Nov.2012 11:53
0
[caption id="attachment_40565" align="alignleft" width="294"] foto ilustrim[/caption] Po zbardhen detajet e punimeve të filluara të enjten në mes dy vendbanimeve shqiptare të komunës së Bujanocit Xhandarmëria serbe në bashkëpunim me ushtrinë që katër ditë me radhë po vazhdojnë punimet në malin mbi fshatin Lluçan. Titulli ka ardhur deri në informacionin se këto punime janë duke u bërë për ngritjen e një kompleksi memorial për pjesëtarët e rënë të ushtrisë dhe njësisë speciale të xhandarmërisë gjatë konfliktit të armatosur në këtë rajon, në vitin 2000/2001 me UÇPMB-në. Ky kompleks memorial nuk do të jetë sikurse i të rënëve të UÇPMB-së, por siç theksoi bashkëbiseduesi i Titullit ai do të përfshi një hapësirë gati sa një fushë futbolli. Në pyetjen se a nuk është provokim ndërtimi i një kompleksi memorial në mes të fshatrave shqiptare, burimi ynë ka thënë se edhe shqiptarët kanë ndërtuar lapidare për të rënët e tyre, pse të mos ndërtojmë edhe ne./Titulli.com/
Ragmi Mustafa kthehet duarthatë !
Të fala nga studentët shqiptarë të Universitetit të Novi Sad-it
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration