Takim me Mediat lokale në Luginë: Të gjithë të barabartë në projekt-financim Foto: TK
Lokale

Takim me Mediat lokale në Luginë: Të gjithë të barabartë në projekt-financim

17.Jun.2016 11:15
0
Me iniciativë të Trupit Koordinues, në Bujanoc është mbajtur takimi me përfaqësues të mediave lokale në temën " Gjendja në media në jug të Serbisë pas privatizimit, përpilimi i projekteve dhe perspektiva".

Ideja ka qenë që pjesëtarët e mediave të shprehin problemet me të cilat ballafaqohen në punë, si dhe propozimin për zgjidhjen e tyre.

Gjatë takimit është versuar se problemet e mediave të privatizuar më parë janë borxhet e mbetura dhe sigurimi i mjeteve të mjaftueshme për funksionimin dhe punën e tyre të pandërprerë.

Mediat lokale janë fokusuar në përpilimin e  projekteve dhe sigurimin e tregut të shëndosh në të cilin të gjithë do të kenë pozitë fillestare të barabartë në projekt-financim.

Atë në të cilën të gjithë akordohen është fakti se shumica e punëtorëve medial nuk kanë njohuri të mjaftueshme për shkrimin e projekteve dhe kështu shpesh ndodhë që konkurset të mos i përmbushin kriteret e shkruara.

Për të ardhmen është rënë në ujdi të organizohen punëtori në të cilën përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës dhe Informimit me ekspertët nga fusha e përpilimit të projekteve të trajnojnë të punësuarit në media se si të shkruajnë një projekt të mirë dhe se Trupi Koordinues ka marrë përsipër organizimin e punëtorive.

Përfaqësuesit e mediave kanë vlerësuar se këto takime janë shumë të rëndësishme, sepse dëgjohen mendimet e ndryshme, mësohet diçka e re dhe të gjithë kanë parasysh fotografinë komplete mediale në territorin e komunave të cilat i përfshijnë.

 Trupi Koordinues ka praktikë të gjatë të grumbullimit të punësuarve në media në jugun e Serbisë, së paku një herë në vit sipas nevojës dhe pjesëmarrjes, ndërsa potencohet edhe komunikimi i përhershëm në mënyrë që të zgjidhen problemet me të cilat ballafaqohen mediat./Titulli.com/

Në Kuvendin e Serbisë krijohet grupi parlamentar që përkrah pavarësinë e Kosovës
Të Hënën fillon vaksinimi i lopëve të infektuar në Bujanoc dhe Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration