Taipi asiston në fitoren e St Gallenit
Mesfushori nga Lugina e Preshevës, Gjelbrim Taipi ka vazhduar me paraqitje të mira në Zvicër.Ish-anëtari i Kombëtares së Shqipërisë U21 ka qenë protagonist në fitoren e skuadrës së tij St Gallen 3-1 përballë Grasshopperit.
Pranë rezultatit 1-1, Taipi u fut në ndeshje në minutën e 78-të.
Vetëm shtatë minuta i mjaftuan mesfushorit të talentuar për t’i treguar aftësitë e tij.
Në minutën e 85-të ai dha një asistim të bukur për Buess që shënoi për 2-1.
Paraqitja e Taipit është vlerësuar lartë në mediat zvicerane.
Kujtojmë që Taipi pritet të luajë për Kosovën pasi është në pritje të pajiset me pasaportën kosovare.
Pas 13 xhirove në Superligën e Zvicrës, St Gallen ndodhet në pozitën e katërt me 21 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/