titulli.com
Lokale

Tabanoc-Preshevë: Zbulohen 25 kg drogë

19.Dec.2012 23:35
0
Kufiri-tabanocNë vendkalimin kufitar Tabanoc, autoritetet doganore të Maqedonisë zbuluan 25 kilogram drogë, në një makinë me targa të Shqipërisë. Bëhet fjalë për një sasi drogë të llojit marijuanë, e cila ishte paketuar në 25 pako dhe e fshehur në një bunker të posaçëm në makinën e tipit “Lancia” me targa shqiptare. Autoritetet doganore theksuan se ndaluan një shtetas shqiptarë, i cili po transportonte drogën me këtë makinë të tij private, njofton INA. Droga kishte si destinacion tregun evroperëndimor. Pikëkalimi Tabanoc që lidhë Maqedoninë me Serbinë (Komunën e Preshevës) së fundi është arteria e re e kontrabanduesve të drogës nga Shqipëria, pas kontrolleve dhe gjetjes masive të drogës në zonat kufitare midis Malit të Zi dhe Kroacisë./Titulli.com/
Musliu më në fund pranon se ishte te Partia Socialiste Serbe (video)
Komuna e Bujanocit pritet të bëhet “miliardere”, Presheva u bë “milionere”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration