Komuna e Bujanocit pritet të bëhet “miliardere”, Presheva u bë “milionere”
Lokale

Komuna e Bujanocit pritet të bëhet “miliardere”, Presheva u bë “milionere”

19.Dec.2012 20:07
0
dinareKuvendi Komunal në Bujanoc pritet që nesër në seancën e saj maratonike të aprovojë buxhetin për vitin 2013 për këtë komunë Kjo seancë që do të fillojë nesër pritet të jetë maratonike, pasi përveç  pikës së buxhetit, në radhë për shqyrtim dhe aprovim presin edhe 63 pika të tjera që shumica kanë të bëjnë me shkarkime dhe emërime të këshillave drejtuese të organizatave publike. 958.901.012 dinarë është buxheti i propozuar për Komunën e Bujanocit për vitin 2013, një shifër kjo afër 1 miliardë dinarë (rreth 8.5 milion euro) e cila edhe është vendosur e para në rend dite. Për dallim nga Bujanoci, sot Presheva ka zhvilluar seancën e Kuvendit në të cilën ka aprovuar buxhetin për vitin 2013, i cili ishte përreth 100 milionë dinarë më i vogël se ai i Bujanocit. Debatet me ngritje tonaliteti dhe mospajtime të këshilltarëve të opozitës me ata të pozitës që sot u regjistruan në Preshevë, pritet që nesër të jenë prezentë edhe në sallën e Kuvendit të Komunës së Bujanocit, pasi që sipas burimeve të Titullit, edhe opozita nesër do të jetë në seancë. Seanca në Bujanoc pritet të jetë e stërzgjatur, ndoshta edhe nuk do të mund të përfundojë shqyrtimet dhe aprovimet e parapara brenda ditës së nesërme,  për shkak të rendit të ditës që numëron gjithsej 64 pika si dhe opozitës që ka paralajmëruar se nuk do të “lëshojë pe” në këtë mbledhje. Sa i përket numrit të këshilltarëve, seanca e së enjtes do të konfirmoj edhe zgjerimin e koalicionit, pasi edhe dy këshilltarë të opozitës (Partia Përparimtare Serbe –PPS) tani zyrtarisht kanë pranuar arritjen e marrëveshjes dhe se do të mbështesin udhëheqësinë komunale në vendimet e saj./Titulli.com/
Tabanoc-Preshevë: Zbulohen 25 kg drogë
Edhe Lugina kërkon autonomi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration