Të rinjtë e PVD-së nga Lugina e Preshevë, marrin premtime konkrete për përkrahje nga Shqipëria (foto)
Lokale

Të rinjtë e PVD-së nga Lugina e Preshevë, marrin premtime konkrete për përkrahje nga Shqipëria (foto)

31.May.2016 09:24
0
Anëtarët e Forumit Rinor te Partisë për Veprim Demokratik kanë qëndruar për vizitë në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së Shqipërisë dhe zhvilluan takim me ministrin Blendi Klosi dhe drejtoreshën e Shërbimit Rinor kombëtar, Ina Avllaj.

Fillimisht ministri Klosi u njoftua me gjendjen dhe pozitën e të rinjve në Luginë te Preshevës si dhe me problematikat me të cilat ata përballen.

Interesimi i anëtarëve të Forumit Rinor ishte mbështetja e projekteve të ardhshme me fonde të caktuara nga Ministrit e Republikës së Shqipërisë.

Klosi u zotua se do të mundohet qe të krijoj ura lidhëse apo binjakëzim të rinjve nga Lugina e Preshevës dhe të rinjve të Republikës së Shqipërisë, e ku pastaj përmes trajnimeve të ndryshme të rinjve nga Lugina do t'i mundësohej që të konkurrojnë me projekte konkrete qoftë ne fondet e ministrive te Republikës së Shqipërisë, apo të organizatave të huaja.

Temë tjetër e këtij takimi ishte edhe përqindja e lartë e papunësisë e të rinjve në Luginë të Preshevës.

“Si hap i parë i zbutjes së papunësisë u nënvizua mundësia e mbajtjes së praktikës nga të rinjtë e Luginës së Preshevës në institucionet e Republikës së Shqipërisë, e ku pas përfundimit të kësaj praktike tremujore këta të rinjtë do të mund të përfitonin nga një kontratë pune me afat njëvjeçar” ka thënë Leart Hajrullahu, kryetar i Forumit Rinor të PVD-së.

Ministri Klosi premtoi se do të bëj të mundur që numri i përfituesve të këtij projekti do të jetë i pakufizuar, duke bërë përjashtim nga rastet tjera, sepse Lugina e Preshevës në përgjithësi, e të rinjve në veçanti do të trajtohet ne mënyrë te veçantë.

Kurse nga përfaqësuesit e Forumit Rinor te PVD - së mori premtimin se përzgjedhja e përfituesve të këtij projekti nuk do të bëhet në mënyre selektive në baza partiake.

Gjate diskutimit me rinjtë nga Lugina e Preshevës, Ina Avllaj tha se do të ndihmojë për hapjen e një qendre rinore edhe në Preshevë.

Përveç takimit me ministrin Klosi, pjesë e agjendës së Forumit Rinor te PVD - së ishte edhe takimi me drejtorin e Zyrës për politikë të jashtme, Bashkim Ramaj i cili përshëndeti te rinjtë e PVD - së dhe  u bisedua për tekstet shkollore dhe rrethanat politike të Luginës se Preshevës sidomos në dhjetëvjeçarin e kaluar, ku vlen të theksohet se Ramaj kishte njohuri të mjaftueshme për rrjedhat politike në Lugine të Preshevës.

Ai theksoi se për avancimin e pozitës së shqiptarëve dhe të drejtave të tyre barrën më të madhe do ta kenë udhëheqjet lokale të Luginës së Preshevës, e që nuk do të mungoj përkrahja e Qeverisë Shqiptare e në veçanti e ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në të dyja takimet u premtua se do të ketë edhe takime tjera dhe bashkëpunime me hapa konkret./

Alternativa për Ndryshim ka shënuar 1 vjetorin e themelimit (video)
Zoran Stankoviq uron Arifin për zgjedhjen kryetar të komunës së Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration