Subvencionet e Trupit Koordinues, sa u punësuan në Komunë të Bujanocit?
Lokale

Subvencionet e Trupit Koordinues, sa u punësuan në Komunë të Bujanocit?

12.May.2015 13:14
0

Ditëve në vijim do të nisë kontrollimi i ndërmarrjeve që kanë përfituar subvencione nga e Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e që kishin për qëllim në radhë të parë hapjen e vendeve të reja të punës.

“Fjala është për mjetet që ky organ qeveritar i ka ndarë në tre vitet e fundit përmes programit për zhvillim ekonomik të komunave të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, vlera e të cilave është rreth 160 milionë dinarë”, sqaron Nexhat Behluli nga Zyra për Zhvillim Ekonomik pranë komunës së Bujanocit.

Sipas Behlulit, në periudhën 2012-2014 nga ky program kanë përfituar me dhjetëra ndërmarrje private nga këto tri komuna.

“Secili biznes privat paraprakisht ka nënshkruar kontratë me donatorin që nënkupton  marrjen e obligimeve dhe detyrave, e ato ishin hapja e vendeve të reja dhe qëndrueshme të punës, participimi vetanak deri në 30 përqind për furnizimin me pajisje të nevojshme që nxisin zgjerimin e kapaciteteve dhe potencialeve prodhuese, etj. Për këto qëllime, është bërë edhe ndarja e mjeteve, e cila në disa raste për një ndërmarrje private ka shkuar deri në 3 milion dinarë”, thotë Behluli.

“Se sa  vërtetë kanë respektuar rregullat kontraktuese përfituesit e subvencioneve do të mësojmë ditëve në vijim”, potencon Behluli, duke paralajmëruar se një ekip i përbërë nga Trupi Kordinues, Ministria e Financave, Zyret për Zhvillim Ekonomk nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja dhe ekspertët e pavarur, do t’i verifikojnë edhe detajet më të imta në secilën ndërmarrje.

“Në rast se haset në parregullsi që kanë  rezultuar me mospërmbushje të obligimeve të dala nga kontrata, ndërmarrësit potencial do t’i aktivizohet garanca bankare që nënkupton kthimin e mjeteve tek donatori”, saktëson zyrtari nga Zyra për Zhvillim Ekonomik e komunës së Bujanocit.

“Vetëm me anë të kontrollit serioz dhe rigoroz do të vërtetojmë se a është realizuar me sukses programi i Trupit Koordinues dhe në radhë të parë sa vende të reja dhe të qëndrueshme pune janë krijuar” , përundon Behluli.

Vitin e kaluar, 60 përqind e mjeteve të Trupit Koordinues për subvencione për zhvillimin ekonomik ishin dedikuar për bizneset private të Komunës së Bujanocit, kurse pjesa tjetër ishte dedikuar për Preshevën dhe Medvegjën. /Titulli.com/

Në Luginë deri më tani 713 refugjatë të regjistruar
"Gratë e biznesit "“ Bujanoc", ftesë për pjesëmarrje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration