Stankoviq uron shqiptarët dhe PVD-në për suksesin në zgjedhje
Lokale

Stankoviq uron shqiptarët dhe PVD-në për suksesin në zgjedhje

18.Mar.2014 12:37
0
“Pakicës kombëtare shqiptare si dhe Partisë për Veprim Demokratik të cilën e drejton Riza Halimi, i urojë në vendimin mirë dhe të përgjegjshëm për të marrë pjesë në zgjedhje me një numër kaq të madh të qytetarëve dhe të fitojë dy ulëse në Parlamentin Republikan”, ka thënë Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Stankoviq ka theksuar se vendimi për pjesëmarrje në zgjedhje ishte e drejtë, pasi që kjo është rruga për të përmirësuar jetën e qytetarëve në këto hapësira, si dhe përmes veprimit në parlament të tregohet qëllimi i bashkësisë shqiptare që të marrë pjesë dhe integrohet në jetën politike në Serbi. “Kam kënaqësinë se kanë mësuar drejtimin e shtetit dhe janë përcaktuar për një drejtim të tillë, në të kundërt ata që nuk treguan pjekje politike, në njëfarë mënyre i kanë ikë përgjegjësisë ndaj banorëve të këtyre tre komunave dhe madje edhe elektoratit të tyre”, është shprehur Stankoviq, transmeton Titulli. Ai ka deklaruar se na pret një punë e madhe e cila duhet të kryhet dhe se ka ardh momenti që atyre ti vijë fundi. “Nga deputetët e ardhshëm popullor presë që të ndikojnë në përmirësimin e atmosferës e cila do t’i shërbente zgjidhjes së problemeve me mirëkuptim të ndërsjellë, si dhe të dakordohemi më shumë për respektimin e ligjeve në këto komuna, të cilat i sjellë ky Parlament”, ka nënvizuar Stankoviq./Titulli.com/
Blloku bojkotues i zgjedhjeve: Deri tani nuk ka dhënë rezultate deputeti popullor
Turqia ndan bursa për studime postdiplomike dhe doktoratura
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration