Nënshkruhen kontratat me ndërmarrësit e Luginës
Lokale

Nënshkruhen kontratat me ndërmarrësit e Luginës

03.Dec.2012 11:14
0

(e plotësuar) U bë nënshkrimi i kontratave me përfaqësuesit e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilët, në konkursin e Trupit Koordinues i janë ndarë mjete të pakthyeshme në vlerë të përgjithshme prej 40 milionë dinarëve. Nënshkrimi i këtyre kontratave u bë në shtëpinë e Kulturës në Bujanoc. ********************************************************************************************************************** [caption id="attachment_43965" align="aligncenter" width="504"] Zoran Stankoviq dhe Riza Halimi[/caption] Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë sot po qëndron në Luginë. Qëndrimin e tij në Luginë, e ka filluar me takimin me dyer të mbyllura me kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafën, zëvendësin e tij Skënder Destani, kryetarin e Kuvendit Ramiz Latifin dhe kryeshefat e drejtorive komunale. Kryetari i Trupit koordinues do të takohet edhe me shefat e grupeve të këshilltarëve, ndërsa një takim të veçantë do të zhvillojë me përfaqësuesit e partive politike serbe. Në agjendën e Stankoviqit ishte paraparë edhe takimi me deputetin Riza Halimi, i cili nuk ka zhvilluar këtë takim me arsyetimin e këtij të fundit se duhet të marrë pjesë në seancën e Parlamentit të Serbisë që ka filluar në orën 11h. Stankoviq do të qëndrojë edhe në Bujanoc ku do të zhvillojë takime të ngjashëm edhe me udhëheqësin e komunës dhe shefat e grupeve të këshilltarëve, si dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar. E veçantë nga takimet në Preshevë, në Bujanoc, rreth orës 13h do të bëhet nënshkrimi i kontratave me përfaqësuesit e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilëve, në konkursin e këtij organi shtetëror i janë ndarë mjete të pakthyeshme në vlerë të përgjithshme prej 40 milionë dinarëve. Qëndrimi i Stankoviqit në komunën e Bujanocit do të përfundojë me takimi me përfaqësuesit e OSBE-së në Bujanoc. Të nesërmen kryetari i Trupit Koordinues do të vazhdojë vizitën në komunën e Medvegjës./Titulli.com/
Kryetarët e Komunave për zëvendës, Mustafa s’di çka të bëjë! (video)
Ndahet nga jeta togeri nga Bujanoci, Reshat Sadiku
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration