Kryetarët e Komunave për zëvendës, Mustafa s’di çka të bëjë! (video)
Lokale

Kryetarët e Komunave për zëvendës, Mustafa s’di çka të bëjë! (video)

03.Dec.2012 16:49
0
[caption id="attachment_44049" align="aligncenter" width="576"] (Nga e majta) Nagip Arifi, Zoran Stankoviq, Ragmi Mustafa dhe Sllobodan Drashkoviq[/caption] Në konferencën për shtypë të mbajtur sot në Bujanoc të kryetarit të Trupit Koordinues dhe të Komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, kryetari Ragmi Mustafa hezitoi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve. Gjatë konferencës së sotme kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq foli për projektet e realizuara dhe planet që ka për të ardhmen për këto tri komuna. Në mesin e këtyre planeve ishte edhe reformimi i këtij organi shtetëror, ku vet Stankoviq për të ardhmen propozoi që kryetarët e këtyre tri komunave të emërohet për zëvendës të tij, raporton Titulli. Kryetari i Komunës së Preshevës u gjend i pa “përgatitur” kur iu shtrua pyetja nga gazetarët se a do të pranonte postin e zëvendëskryetari të Trupit Koordinues. Nga “frika” se mos po i “humb” simpatizantët, Mustafa replikoi me gazetaren duke i thënë se gazetarëve më tepër po i intereson politika se sa gjërat konkrete që janë realizuar në komunën e tij. Ai nuk dha përgjigje se a do të pranojë të jetë zëvendës i Stankoviqit, por vazhdoi me numërimin e disa projekteve që janë realizuar në Komunën e Preshevës. Gjatë konferencës u prekën shumë tema, në mesin e të cilave edhe punimet e ushtrisë serbe që po bëhen mbi fshatin Lluçan, mirëpo kryetari i ri i Trupit Koordinues nuk dha përgjigje se çfarë është duke u punuar në atë lokacion, duke shtuar se për këtë do të njoftoheni me kohë./Titulli.com/ http://youtu.be/YaRWvy6Xw28
Riza Halimi, çka ju premtua dhe çka fitoi?
Nënshkruhen kontratat me ndërmarrësit e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration