Situata në Kumanovë, mbledhje urgjente në Preshevë (Audio)
Lokale

Situata në Kumanovë, mbledhje urgjente në Preshevë (Audio)

09.May.2015 23:40
0

Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme, mbrëmjen e së shtunës ka zhvilluar një mbledhje urgjente për situatën e krijuar në komunën fqinje në Maqedoni dhe pritjen e të ikurve nga Kumanova.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka shpjeguar për portalin informativ Titulli.com se seanca me Shtabin për Situata të Jashtëzakonshme, që mbledhë përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të kësaj komune, u mbajt për t’u përgatitur në rast të ndonjë fluksi më të madh të qytetarëve që vijnë nga Kumanova në Preshevë.

“Qëllimi i mbajtjes së kësaj mbledhje është ardhja e shqiptarëve nga lagja e ‘Trimave’ në Kumanovë, në orët e pasdites në drejtim të Preshevës, duke qenë se është kriju një situatë e një konflikti të armatosur ku focat policore speciale maqedonase kanë larguar shqiptarët nga kjo lagje. Me këtë rast është ngritur shkalla e gatishmërisë për t’i pritur shqiptarët e dëbuar nga shtëpitë e tyre në Kumanovë”, u shpreh kryetari Mustafa.

Ai tha se edhe pse një numër i konsiderueshëm të ikurve nga Kumanova kanë lidhje familjare në këtë komunë, Presheva do të jetë e gatshme që të presë edhe një fluks më të madh, pasi siç u shpreh Mustafa, “nuk i dihet epilogu situatës së krijuar”.

I pari i komunës së Preshevës gjithashtu sqaroi se nga ora 20:00h policia kufitare serbe ka kthyer kumanovarët  që ishin drejtuar Preshevës, me pretekstin se nuk është një luftë e armatosur edhe aq e rrezikshme që të mos kenë siguri qytetarët në Kumanovë.

Duhet theksuar se deri në orët e para të mbrëmjes së të shtunës, sipas informacioneve të dhëna nga kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, 397 shqiptarë nga Kumanova kanë hyrë në Serbi.

Pjesa më e madhe janë vendosur në Komunë të Preshevës, derisa ka nga ata që janë vendosur tek familjarët edhe në Komunë të Bujanocit. /Titulli.com/

 

 

 

Situata në Kumanovë dhe ndikimi në Preshevë (video)
Kamberi: Qeveria e Maqedonisë ka humbur legjitimitetin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration