Sinani: Qytetarët e komunës së Preshevës po humbin projektet
Lokale

Sinani: Qytetarët e komunës së Preshevës po humbin projektet

31.Jul.2017 11:11
0
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka kërkuar nga asamblistët e Kuvendit Komunal që të jenë në nivel të përgjegjësisë.

Ajo ka kërkuar nga ta që ta mbrojnë interesin e qytetarëve dhe t`i kërkojnë të drejtat e tyre. Kuvendi Komunal i Preshevës nuk është mbledhur prej kohesh duke krijuar krizë në këtë komunë.

E para e komunës në Preshevë, Ardita Sinani, ka ftuar asamblistët e Kuvendit Komunal që të jenë në nivel të përgjegjësisë që e kanë para qytetarëve si përfaqësues të zgjedhur të tyre, për të mbrojtur interesin dhe për të kërkuar të drejtat e tyre.

Ardita Sinani – Kryetare e Komunës në Preshevë, tha se ekzekutivi i Preshevës deri më tani është marrë kryesisht me përmirësimin  e gabimeve të dy legjislaturave të kaluara.

Ajo shprehet e shqetësuar për pamundësinë e realizimit të projekteve vitalet për qytetarët e kësaj komune në mungesë të stabilitetit politik.

Kuvendet Komunale sipas ligjit janë të obliguara që intervalin kohor prej nëntëdhjetë ditëve të zhvillojnë të paktën një seancë, në Preshevë, më 24 gusht bëhen 3 muaj nga mbajtja e seancës së fundit, ndërkohë që një seancë ka dështuar.

Në rast të mos arritjes së stabilitetit, vi e deri të shpërbërja e dy organeve legjislativit dhe ekzekutivit, ndërkohë që vendosen masat e përkohshme deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale./rtklive/

Bujanoci me bibliotekë ambulante verore
Organizohet dita e diasporës shqiptare në Bujanoc (agjenda)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration