Sinani: Presim ndihmë nga qeveria e Serbisë
Ardita Sinani me shumicë votash është zgjedhur kryetare e Kuvendit komunal për 4 vitet e ardshme.Ajo pas zgjedhjes si kryetare ka thënë se është e lumtur por edhe ndjen përgjegjësi ndaj qytetarëve të Preshevës.
Ajo thotë se ekonomia është problemi më i madh dhe pret bashkëpunim dhe ndihmë të qeverisë së Serbisë.
“Jam e lumtur që jam kryetare e Kuvendit, por ndjej një përgjegjësi të madhe ndaj të gjithëve. Dua të rrespektoj ligjin dhe të punoj mirë. Të jem e barabartë ndaj të gjithë qytetarëve dhe në Kuvend, për të mirën e qytetarëve” ka thënë Ardita.
“Të gjithë e dimë se Presheva është vendi më i pazhvilluar në Serbi dhe ka një përqindje të madhe të papunësisë. Këtë duhet të fillojmë që ta zgjidhim” ka thënë ajo.
“Ekonomia është problemi më i madhe dhe këtë duhet ta punojmë në këtë mandat” ka vlersuar ajo.
“Ne presim ndihmë nga qeveria e Serbisë. Siç po përparon qeveria e Serbisë në bisedime me BE, edhe ne presim që raportet me qeverinë të bëhen më të mira” ka sqaruar kryetarja e Kuvendit.
Ardita Sinani është profesoreshe e informatikës në shkollën e mesme të Preshevës. Me politikë ka filluar të merret para 10 vjetësh. /Titulli.com/