Sinani: Ish kryetari, Arifi i ka lënë probleme Preshevës (video)
Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani në një konferëncë për gazetër tha se udhëheqja e re komunale po ballafaqohet me sfida shumë të rënda për ta vazhduar funksionimin e pushtetit lokal sepse po paraqitet një vakum i rrezikshëm për shkak të mungesës së dokumentacionit për punën e deritanishme.“Ky dokumentacion ose është larguar paligjshëm pas shkarkimit të kryetarit të deritanishëm ose ai nuk ka pranuar e nuk ka dorëzuar asnjë shkresë zyrtare madje as në kompjuterët e kabinetit të kryetarit të komunës nuk është gjetur asnjë shkresë apo e dhënë tjetër”, theksoi Sinani.
Ajo tha se janë duke u përballur me probleme të ndryshme që ish kryetari i komunës, Shqiprim Arifi me kabinetin e tij i ka lënë gjatë qeverisjes së tij.