Shqiptarët e Luginës të pavendosur për zgjedhjet presidenciale të Serbisë Foto: N1
Lokale

Shqiptarët e Luginës të pavendosur për zgjedhjet presidenciale të Serbisë

20.Mar.2017 10:15
0
Në Serbi po zhvillohet fushata parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 2 prill të këtij viti ndërsa shqiptarët e Luginës nuk dihet se a do të marrin pjesë në këto zgjedhje.

Komisioni republikan i Zgjedhjeve ka shpallur 11 kandidatë për president të Serbisë, shkruan Titulli.com.

Lista përbëhet nga koalicioni qeveritar me kandidatë Aleksandër Vuçiq, grupi qytetare “Për Serbinë pa frikë”, Vojisllav Sheshel nga partia radikale serbe, Vuk Jeremiq nga grupi qytetarë “Duhet më mirë”, Boshko Obradoviq nga lëvizja “Dver”, Sashe Radulloviq nga lëvizja “Mjaftë më”, Aleksandra Popoviq nga partia demokratike, Milan Stamanoviq, Miroslav Popoviq, Luka Maksimoviq dhe lideri i lidhjes social-demokrate të Vojvodinës Nenad Çanak.

Partitë politike shqiptare në Luginë të Preshevës deri më tani nuk janë deklaruar për mbështetjen e ndonjërit kandidatë për president të Serbisë.

Ndërsa Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit ka thënë se deri më tani nga asnjëri kandidatë nuk ka marrë ftesë për bisedime dhe se akoma nuk është vendosur për dalje në zgjedhje./Titulli.com/

Sinani: Ish kryetari, Arifi i ka lënë probleme Preshevës (video)
Mustafa: Këshilltarët e PDSH-së i bëjnë hije PVD-së në kuvend
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration