Shënohet dita e shkollës së mesme në Bujanoc (foto)
Në ambientet e shtëpisë së kulturës në Bujanoc në një manifestim është shënuar dita e shkollës së mesme "Sezai Surroi", në të cilën morën pjesë profesorë, përfaqësues të institucionit, nxënës dhe dashamirë të arsimit.Drejtori i kësaj shkolle, Zejni Fejzullahu në fjalimin e tij përshëndetës rikujtoi kontribuuesit e kohërave të vështira gjatë hapjes së kësaj shkolle dhe shprehu mirënjohje të thellë për ata që disa edhe nuk janë më në mesin tonë.
Ai falënderoi edhe familjen Bektashi nga fshati Nesalcë për kontributin e dhënë zhvillimit të arsimit në Bujanoc veçanërisht Njazi Bektashin si dhe Shaban Xheladinin i cili ishte i pranishëm, shkruan Titulli.com.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Junuz Musliu foli për rëndësinë e arsimit në Luginën e Preshevës.
“Përkundër vështirësive që po hasim për mungesën e teksteve mosnjohjen e diplomave e vështirësive të tjera kjo shkollë është burim I diturisë si dhe dritë për të ardhmen e Luginës së Preshevës”, theksoi Musliu.
Organizatorët ndan mirënjohje edhe për profesorët e nxënësit më të mirë që kanë treguar suksese në vitin shkollor 2016/2017, pjesëmarrja nëpër panaire të ndryshme dhe gara shkollore.
Për të pranishmit ishte përgatitur një program kulturoro artistik, recitime të poezisë dhe një dokumentar televiziv të rrugëtimit të hapjes së shkollë së mesme në Bujanoc./Titulli.com/