Lokale
Shtëpia e Pavarësisë në Bujanoc (video)
Nagip Taipi është gazetar dhe artist nga Bujanoci. Mundësitë e tij, ashtu sikurse të shumë bashkëvendësve, janë të vogla për ta festuar përvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Për ta, qyteti simbol i shqiptarëve, Vlora, është i largët dhe i shtrenjtë. Atyre në këtë përvjetor jo gjithçka u duket një kopsht me lule. Taipi ka vendosur ta bëjë në miniaturë shtëpinë e Pavarësisë, ndonëse kurrë nuk ka qenë në Vlorë.
Ai në dimër pati realizuar edhe New Born-in e Prishtinës nga dëbora, kurse tani për një ditë shtëpinë do ta vendosë në sheshin e Bujanocit për t’i dhënë një mesazh politikave shqiptare dhe lokale kundrejt qytetarëve.
“Për 28 nëntor liderët e Luginës së Preshevës do të jenë në Vlorë, ndërsa unë me këtë vepër dua që Vlorën t’ia sjell këtu shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, thekson Taipi.
Pavarësia për shqiptarët e Luginës së Preshevës është një nocion ngatërresash që shkakton konflikte me Serbinë. Kurse Shqipëria, politikisht mbetet dashuri e njëanshme./TCH/Titulli.com/
http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=jRX8d2o6OVQ
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!