Lokale
Ragmi Mustafa rizgjidhet kryetar
[caption id="attachment_41514" align="aligncenter" width="576"] Kryetari i sapo rizgjdhur i PDSH-se Ragmi Mustafa para nderteses se Shtepise se Kultures ne Presheve[/caption]
[caption id="attachment_41513" align="aligncenter" width="576"] Kryetari i deges se PDSH-se ne Bujanoc Sali Salihu me anetaret tjere pas perfundimit te mbledhjes se Kuvendit Zgjedhor[/caption]
Kuvendi i përgjithshëm Zgjedhor në Preshevë sot ka rizgjedh Ragmi Mustafën për kryetar të Partisë Demokratike Shqiptare
Kuvendi Zgjedhor i partisë më të madhe në komunën e Preshevës sot ka votuar për kryetar Ragmi Mustafën.
Mustafa në këtë garë nuk pati kundërkandidat, duke qenë kandidatë i vetëm për të drejtuar këtë subjekt politikë të cilin e udhëheqë nga viti 2003.
Kuvendi i pestë Zgjedhor i PDSH-së vazhdoi punimet edhe me zgjedhjen e kryesisë. Në këtë mbledhje morën pjesë edhe anëtarët e degëve të këtij subjekti nga vendbanimet e komunës së Preshevës dhe dega në Bujanoc.
Vlen theksuar se Kuvendi i Zgjedhor i degës së PDSH-së në Bujanoc, i paraparë për tu zhvilluar më 17 nëntor nuk është mbajtur./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!