Shqiptarët e Luginës i çregjistron Serbia e nuk i pranon as Kosova?
Lokale

Shqiptarët e Luginës i çregjistron Serbia e nuk i pranon as Kosova?

09.Oct.2017 12:50
0
Avokati i Popullit në Kosovë, Hilmi Jashari në "KTV" ka ngritur një problem në lidhje me banorët e Luginës së Preshevës.

Serbia po i çregjistron në vendin e tyre të lindjes, duke i penguar ne të drejtat civile, ndërsa ata nuk po mund të regjistrohen në Kosovë.

“Shkelja e madhe që po ndodh është ajo me qytetarët e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës. Një numër i madh i këtyre qytetarëve që jetojnë në Kosovë për shkaqe të ndryshme, Serbia po i diskriminon tash e sa vjet vazhdimisht duke i çregjistruar nga listat e regjistrit të vendbanimit dhe duke i penguar në të drejtat civile, duke filluar nga nxjerrja e dokumenteve elementare siç janë certifikatat dhe dokumentet tjera”, ka sqaruar Jashari.

“Gjithashtu edhe nga autoritet kosovare këtyre qytetarëve nga Lugina e Preshevës u pamundësohet nxjerrja e dokumenteve të Kosovës. Pra këta qytetarë janë në gjendje shumë të keqe”, vijoi ai.

Sipas tij, vetëm në rajonin e Gjilanit janë mbi 2 mijë persona që kanë këtë problem.

Ai ka premtuar se do të bëjë çmos që të argumentojë para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për këtë shkelje të drejtave të njeriut që po ju bëhet këtyre qytetarëve dhe, siç ka thënë që Serbia të marrë aktgjykimin e merituar për fshirjen nga regjistrat këta banorë shqiptarë.

“I njëjti rast ka ndodhur edhe me Slloveninë, ai ku komuniteti boshnjak është fshirë nga regjistrat dhe Sllovenia e ka humbur këtë betejë në gjyq”, ka thënë Jashari.

Dominat Ramadani nga Bujanoci fillon në superligën e Maqedonisë U19
Ministria e Kulturës së Shqipërisë: Themelimi i teatrit, ditë historike për Preshevën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration