Shqiptarët e Luginës dhe shqiptarët e Bosnjës, të ndërrohet qasja ndaj diasporës shqiptare Foto: Nga e majta Muharrem Zejnullahu dhe Nexhmedin Saqipi
Lokale

Shqiptarët e Luginës dhe shqiptarët e Bosnjës, të ndërrohet qasja ndaj diasporës shqiptare

03.Jun.2016 09:16
0
Myftiu pranë Bashkësisë Islame për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc ka zhvilluar takime me shqiptarët në Vojvodinë, Kroaci e Bosnje dhe ka shprehur shqetësimin e hapur lidhur me mos bashkëpunimin e sinqertë mes Tiranës dhe Prishtinës me shqiptarët jashtë shteteve amë.

“Diaspora shqiptare, ka qenë gjithmonë një shembull i mirë, i organizimit për t’i dalë në ndihmë veprimtarive me interes kulturor e fetar, qoftë në perëndim, qoftë edhe në vendlindje të cilët krahas punës fizike për ta siguruar ekzistencën, të zhvillojnë veprimtari kulturore, arsimore e sportive për ta ruajtur, gjuhën, traditën dhe zakonet shqiptare”, ka thënë Saqipi, shkruan Titulli.com.

Ai shtoi se ministritë e diasporës nga Kosova e Shqipëria, mjerisht deri më tani nuk kanë prezantuar një platformë të përbashkët, për të ngritur ura bashkëpunimi mes shteteve shqiptare dhe bashkatdhetarëve të tyre në diasporë.

Në takimin e fundit të zhvilluar në Bashkësinë Shqiptare për Bosnje, Nexhmedin ef. Saqipi bisedoi me kryetarin e këtij asociacioni Muharrem Zejnullahun, lidhur me statusin e shqiptarëve në këtë republikë dhe integrimin  e tyre në jetën politike dhe ekonomike të vendit

Gjatë këtij takimi u shpreh shqetësimi lidhur me mos bashkëpunimin e këtyre dy shteteve në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore.

Myftiu pranë Bashkësisë Islame për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoci, Nexhmedin ef. Saqipi, shpeshherë ka kërkuar një bashkëpunim të mirëfilltë të institucioneve dhe diasporës shqiptare duke apeluar që gjatë sezonit veror kur të vijnë bashkatdhetarët të organizohet një takim i përbashkët./Titulli.com/

"Vatra" thotë se dy qeveritë shqiptare harruan Fondin për Luginën
Rama: Kërkojmë nga Serbia të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration