Lokale
Shqipëria 100 Vjet Shtet, Lugina 100 vjet e "harruar" !
Nën organizim të Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë, aktivistë të të drejtave të njeriut po vazhdojnë aktiviteti e tyre me moton “100 Vjet Shtet -100 Vjet Harresë”.
Pas Bujanocit, KDNJ ka vazhduar aksionin edhe në Preshevë duke i dhënë mundësinë qytetarëve që të shprehin një dëshirë apo brengë të tyre në këtë 100 vjetorë të Pavarësisë.
Dëshira apo kritika ndaj institucioneve shqiptare, më pas do ti dërgohet kryetarit dhe kryeministrit të Shqipërisë për tu njoftuar me nevojat e shqiptarëve në Luginë.
Enkel Rexhepi, aktivist i KDNJ-së, lidhur me fushatën tha: “duke parë dhe nga afër gjendjen aktuale sociale-ekonomike,diskriminimin që i behet qytetarëve shqiptar të Luginës së Preshevës nga vet shteti ku jetojmë, Serbia, njëkohësisht duke ditur dhe të bërat e shtetit amë,Shqipërisë, për gjatë këtyre 100 viteve, vendosëm si mënyrë modestë të ngrisim zërin, që cila do qeveri qoftë, e majtë apo e djathtë të zbatoj kushtetutën, që në nenin 8 të saj obligon shtetit Shqiptar që të mbrojë të drejtat e shqiptarëve dhe jashtë kufirit administrative”.
Aktiviteti i sotëm ka gjet përkrahje nga qytetarët e zakonshëm, të pa ndikuar nga politika vendore.
Ata kanë faleminderuar aktivistët e rijnë për mundësin që u dhanë qytetarëve për kontakte të drejtpërdrejta me krerët e shtetit, njofton KDNJ me seli në Preshevë/Titulli.com/
[caption id="attachment_40988" align="aligncenter" width="572"] Aktivistët e KDNJ-së në Preshevë, kalimtarët shënohen në "Librin e qytetarit"[/caption]
[caption id="attachment_40989" align="aligncenter" width="571"] Aktivistët e KDNJ-së në Preshevë, kalimtarët shënohen në "Librin e qytetarit"[/caption]
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!