Lokale
Bujanoc: Kontratë me Fakultetin Ekonomik të Suboticës (video)
[caption id="attachment_40993" align="aligncenter" width="576"] Dekani prof.dr. Nenad Vunjak dhe kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit[/caption]
Në zyrën e kryetarit të komunës sot u bë vazhdimi i bashkëpunimit mes komunës së Bujanocit dhe Universitetit të Suboticës, përmes nënshkrimit të një kontrate
Prof. Dr Nenad Vunjak, Dekan i Fakultetit Ekonomik në Suboticë, qëndroi në Bujanoc për të nënshkruarë kontratën mbi bashkëpunimin e ndërsjellë mes komunës së Bujanocit dhe Fakultetit të Suboticës.
Vunjak pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit u shprehë i kënaqur dhe tha se "në të ardhmen kjo kontratë parasheh që studentët në degën e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc të kryejnë edhe praktikën në bashkëpunim me fakultetet tjera, raporton Titulli.
Kryetari i komunës së Bujanocit vlerësoi këtë marrëveshje si shumë të rëndësishme për studentët dhe qytetarët e komunës së Bujanocit.
“Përveç marrëveshjes së nënshkruar sot, jemi duke punuar që të hapim edhe drejtime tjera, ndërsa që nga viti i ardhshëm, në bashkëpunim me BE-në, jemi angazhuar për hapjen e një objekti universitar”, tha pas takimit Arifi.
Në Bujanoc, që nga viti i kaluar është hapur dega e Fakultetit Ekonomik të Suboticës. Në këtë fakultet të parë shtetërorë në Luginë mësojnë rreth 200 student, shqiptare dhe serb./Titulli.com/
http://youtu.be/xB_XOr0FUng
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!