Shpërblehen motrat medicinale më të mira në Rrethin e Pçinjës, Teuta Haziri nga Presheva e vetmja shqiptare me mirënjohje
Lokale

Shpërblehen motrat medicinale më të mira në Rrethin e Pçinjës, Teuta Haziri nga Presheva e vetmja shqiptare me mirënjohje

07.May.2016 09:19
0
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Motrave, e cila shënohet më 12 maj, Kuvendi i Shoqatës së Punëtorëve Medicinal të Rrethit të Pçinjës ka ndarë pesë çmime të argjendit të Vranjë.

Mirënjohje këtë vit kanë marrë Sllagjana Georgijev dhe Vesna Momçilloviq nga Shtëpia e Shëndetit në Vrajë, Zorica Jovçiq nga Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc, Teuta Haziri nga Shtëpia e Shëndetit në Preshevë dhe Sllagjana Gjorgjeviq nga Shtëpia e Shëndetit në Vlladiçin Han.

Mirënjohje ka marrë edhe mjeku Sllobodan Stamenkoviq nga Paralelja Neupsiatrisë në Vrajë, si dhe tekniku Petar Bojkoviq.
 

Dragan Cvetkoviq, kryetar i Shoqatës, ka thënë se mirënjohjet në fjalë ndahen për herën e pestë në Rrethin e Pçinjës.

„Shëndetësia në Serbi më së shumti nvaret prej motrave të trajnuara dhe shkolluara medicinale. Me qenë motër medicinale është thirrje e thjeshtë e cila kërkon humanitet dhe angazhim”, tha Cvetkoviq,

Teuta Haziri e cila punon në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë, tha se mirënjohja e fituar do të jetë motiv për të punuar më shumë edhe më mirë.

“Që shtatë vite punoj si motër medicinale. Nuk e kam pritur këtë mirënjohje. Shumë do të më vlejë përshkak se e kam fituar në fillim të karierës sime. I faleminderoj kolegët që më kanë përkrahur”, tha Haziri.

Shoqata e Punëtorëve Medicinal e Rrethit të Pçinjës ka 880 anëtarë,  përfituesit e shpërblimit të argjend mund të konkurojnë edhe për mirënjohje më të mëdha të shpërblimeve të arit, të cilat i ndan Shoqata në nivelin republikan.

 

Reagojnë imamët e Preshevës ndaj zgjedhjeve të Fikret Limanit (dokument)
Klubi Rinor për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në Bujanoc, i rëndësishëm pë rininë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration