Shkrimtari, Bilall Maliqi nga Presheva nderohet me çmimin e dytë në Viti
Në komunën e Vitisë u mbajt Manifestimi tani më Tradicional "Flakadani i Karadakut 2017" në nderim të figurës së Nijazi Azemit, komandant Mjekra.Në këtë Manifestim që kishte karakterin garues, poezitë e tyre i lexuan mbi 20 poetë nga troje të ndryshme shqiptare.
Nga Lugina e Preshevës, përkatësisht nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” morën pjesë dhe lexuan Bilall Maliqi, Rexhep Abazi dhe Nehat Ramizi.
Nga juria e përbërë: Hyqmet Hasko, Xhemë Karadaku dhe Sarë Gjergji u ndan tre çmime.
Çmimi i parë i takoi shkrimtarit Ibrahim Kadriu, çmimi i dytë shkrimtarit Bilall Maliqi dhe çmimi i tretë poeteshës Kristina Demiri-Dojqa.
Ndërsa për vepër jetësore u nderua Prof. Dr. Agim Vinca.
Në kuadër të këtij manifestimi u përurua edhe libri i gazetarit Ramadan Reshitaj i cili jeton dhe vepron në Suedi, me titull “Me tanët në Suedi”.
Në fund për të pranishmit organizatori shtroi një darkë, ku u nderuan të gjithë poetët me nga një mirënjohje për pjesëmarrje.