Shefat Isufi zotohet ta çoj në vend premtimin që ia dha babait, gati ndaj luftës më 7 maj në Munih
Lokale

Shefat Isufi zotohet ta çoj në vend premtimin që ia dha babait, gati ndaj luftës më 7 maj në Munih

04.May.2016 13:40
0
Boksierët shqiptarë kudo që boksojnë po dëshmojnë vlerat e tyre dhe e bëjnë krenar kombin shqiptar.

Një numër i madh i boksierëve tanë po arrijnë suksese të mëdha në rrafshin ndërkombëtar.

Boksieri Shqiptar Shefat Isufi nga Tërnoci i Madh i Bujanocit që jeton dhe vepron në Munih të Gjermanisë, njëherit është kampion i Evropës në IBF kategoria gjysmë e rëndë.

Lufta e tij e radhës do të zhvillohet më 7 maj në Munih -Planegg dhe do të luftojë për titullin e ri WBA-PABA kundër boksierit afrikan Abdallah Paziwapazi.

Për Isufin është shumë me rëndësi fitorja, sepse hapë rrugët dhe të drejtën për të luftuar për titullin kampion të botës.

"Isufi ia ka dhënë fjalën babait të ndjerë që do të bëhet Kampion i botës. Isufi tregojë gjithmonë profesionalizëm e kulturë të lartë sportive dhe është një nga boksierët e rrallë që nga një klub lokal depërton në arenën ndërkombëtare”, tregon Halit Nezaj, menaxher për media dhe marketing.

Ai më tutje thotë se do të ishte kënaqësi e madhe të ketë publik shqiptar dhe sa më shumë që të ndodhen në atë mbrëmje do ta ndjejë mbështetjen direkte të tyre, që reflekton direkt tek Isufi”, tha Nezaj.

Një pjesë e punëtorëve të RTV "Presheva" padi ndaj Ministrisë së Ekonomisë
Kryetari i KKSH-së, Musliu uron Kosovën për anëtarësimin në UEFA
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration