Shefat Isufi do të boksojë në korrik kundër Zegarras për titullin WBO Intercontinental
Lokale

Shefat Isufi do të boksojë në korrik kundër Zegarras për titullin WBO Intercontinental

10.Jun.2017 19:47
0
Boksieri, Shefat Isufi do të zhvillojë meçin e radhës dhe shumë të rëndësishëm më 8 Korrik të këtij viti, në Mynih të Gjermanisë. Ai do të boksojë kundër boksierit David Zegarra, për titullin WBO Intercontinental.

David Zagarra ka të zhvilluar 32 meçe, me 19 nokaute, dhe një humbje. E cila rezulton, se këtë boksier s’duhet nënvlerësuar, por duke e njohur Shefatin, dhe në formën të cilën është ai është i pandalshëm. Kundërshtari i tij është nga Peru.

Shefat Isufi i ka marrë të gjitha masat përgatitore, për të zhvilluar një ndeshje super të mirë. Ai është përgatitur edhe me kampionin gjerman, të famëshmin Graciano Rocchigiani. Shefati është në top formë. Ai ka të fituar titullin WBA PABA .IBF, kurse tani është në luftë për të marrë edhe një titull atë të WBO Intercontinental.

Isufi është nga Tërnoci i Madh i komunës së Bujanocit dhe kjo është edhe një dëshmi tjetër se shqiptarët zotërojnë aftësi shumë të mira në sporte, sidomos në sportin e boksit. / GazetaDirekt/

Maliqi dhe Sadriu i bashkohen PDSH-së në Preshevë: Po rikthehemi në qeverisje lokaleǃ?
Kryetarja Ardita Sinani, siguron 6 milion dinarë për shkollën fillore "Prof Ibrahim Kelmendi" në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration