Sfidat e zgjedhjeve lokale 2013
Vështrime

Sfidat e zgjedhjeve lokale 2013

17.Oct.2013 10:01
0
Poqese bëjmë një vështrim lidhur me ate se cila parti politike e Kosovēs ka ofertat më të mira për Zgjedhjet lokale në Kosovë, të 3 nëntorit 2013, atëherë duhet që si pikënisje të kemi disa kritere elementare. Shkruan: Nehat Hyseni nehat-hyseni Së pari, përshtypja e pëgjithëshme është se oferta për kryetarë komunash është e "ricikluar", meqë gjysma e tyre, dmth 15 kandidatë janë "të vjetër" dhe kandidojnë për herë të tretë për këtë post. Votuesit do ta vlerësojnë se a është kjo përparësi, apo mangësi e tyre. LDK dhe PDK kanë përafërsisht numër të barabartë të të "ricikluarve", kurse pas tyre vjen AAK. Mangësi tjetër është se, përveç vjetërsisë, një numër i madh të "ricikluarish" është në konflikt me Ligjin, që në çdo shtet normal dhe në çdo shoqëri demokratike, ata as që do të mund të kandidoheshin, e as që bëhet fjalë të votohen dhe zgjidhen në postet e pretenduara. Ky fakt e radhitë Kosovën në radhën e vendeve jodemokratike. PDK është partia me më së tepërmi kandidatë të tillë, që e klasifikon këtë parti si parti me ofertën më të keqe. Poqese votohen të inkriminuarit dhe personat që kanë shkelur rëndë Ligjin, atëherë Kosova do të radhitej jo vetëm në radhët e shteteve joligjore, por edhe shoqëria kosovare do të kualifikohej si shoqëri problematike, që nuk e përfillë rendin dhe Ligjin! Natyrisht, personat që shkelin Ligjin nuk do të kishin asnjë shansë të zgjidhen në vendet me demokraci të zhvilluar, si psh 27 vendet e BE-së, ky synojmë të anëtarësohemi një ditë. Bile, në ato shtete, me demokraci të zhvilluar, personat që shkelin Ligjin do të detyroheshin të japin dorëheqje, meqë humb besimi dhe kredibiliteti tek ata. Pra, siç po d shohim, nga këto zgjedhje do të varet edhe fati i perspektivës së afrimit të Kosovës me BE-në. Nga partitë tjera, ndoshta do ta veçoja kandidatin e VV, i cili është atipik dhe vështirë përkon me aventurizmin dhe adoleshencën e papjekurinë politike të partisë VV që e ka kandiduar atë për postin e kryetarit të Prishtinës. LDD në këto zgjedhje nuk funksionon si parti, ashtu si AKR, e cila funksionon vetëm në nivel qendrorë. "Partia e fortë" paraqet risi për skenën demokratike, meqë paraqet një parodi inteligjente të demokracisë së brishtë kosovare. Pra, marrë në përgjithêsi, oferta zgjedhore për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit 2013 është mjaftë e ngushtuar, apo si e quajtën disa, "e tredhur", meqë flet për mungesë demokracie tek të gjitha partitë politike në Kosovë. Ky është një "ogur" jo i mirë për demokracinë në shtetin më të ri në Europë. Sepse, partitë politike që nuk kultivojnë demokracinë brendapartiake, nuk mund të zhvillojnë e kultivojnë as demokracinë në ndërtimin, kultivimin dhe avancimin e demokracisë as në shtet dhe shoqëri, duke bartur dhe transferuar monopolizmin dhe klientelizmin partiak në atë shtetërorë dhe shoqërorë. Andaj, votuesi kosovarë, me votën e vet, nuk ka shumë mundësi përzgjedhjeje. Megjithatë, me votēn e tij ai, nga kjo ofertë e reduktuar do të prodhoj qeverisjen lokale për periudhën katërvjeçare 2013-2017. Prandaj edhe përgjegjësia bie mbi votuesin, që të zgjidhen më të mirët! ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Gjergji dhe Nikoliqi flasin njëjtë, mbase brengosen edhe së bashku!
Inferioriteti ndaj Serbisë, si "europianizëm"?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration