Serbia nuk e zbaton Marrëveshjen për Diploma, pengesë për të diplomuarit e Luginës
Lokale

Serbia nuk e zbaton Marrëveshjen për Diploma, pengesë për të diplomuarit e Luginës

18.Jul.2015 12:32
0
Marrëveshja për njohje reciproke të diplomave nuk po zbatohet dhe po pengon të diplomuarit e Luginës së Preshevës në Kosovë që të punësohen në Serbi edhe pse ajo është arritur tash katër vjet. Reagimet e përfaqësuesve të Luginës dhe kërkesa e tyre për zbatimin të kësaj marrëveshjeje nuk kanë sjellë asnjë presion mbi Serbinë.
Nuk ka përpjekje nga Qeveria e Kosovës për të detyruar Serbinë që të zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Marrëveshja për njohje reciproke të diplomave nuk po zbatohet dhe po pengon të diplomuarit e Luginës së Preshevës në Kosovë që të punësohen në Serbi edhe pse ajo është arritur tash katër vjet. Reagimet e përfaqësuesve të Luginës dhe kërkesa e tyre për zbatimin të kësaj marrëveshjeje nuk kanë sjellë asnjë presion mbi Serbinë, shkruan sot gazeta "Zeri".

Por, as përgjigje nuk ka nga pala kosovare pse marrëveshja po mbetet vetëm në letër.

Përkundrazi, Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar për Luginë të Preshevës, ka thënë se pala shqiptare në bisedime me Serbinë po nënshkruan marrëveshje tjera, përderisa Serbia nuk po respekton ato që janë nënshkruar më parë, sikurse është marrëveshja për diploma. /Titulli.com/
"Ragmi ik", vendosen parulla në Preshevë. Më në fund u zgjua shpirti kryengritës preshevar (foto).
Presioni ndaj portalit Titulli, ndërhyrje dhe trysni ndaj medias së lirë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration