Presioni ndaj portalit Titulli, ndërhyrje dhe trysni ndaj medias së lirë
Lokale

Presioni ndaj portalit Titulli, ndërhyrje dhe trysni ndaj medias së lirë

18.Jul.2015 13:52
0

Këshilli për të Drejtat e Njeriut që vepron në Luginë të Preshevës ka reaguar ndaj presioneve që po i bëhen Portalit Informativ-Titulli.

“Këshilli për të Drejtat e Njeriut dënon presionin e Drejtorit të Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc, Arsim Asllani ndaj portalit “Titulli.com”, për shkak të një postimi të mediumit përkatës, të botuar nëpërmjet profilit të tyre në rrjetin social, më datën 12 korrik 2015”, thuhet në reagimin e Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Bujanoc e Preshevë.

Sipas KDNJ-së, reagimi i Asllanit paraqet ndërhyrje dhe trysni direkte ndaj lirisë së shtypit dhe ndaj së drejtës së gazetarëve për të informuar, të garantuar me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

KDNJ fton  zyrtarët institucional dhe përgjegjësit e mediave, të veprojnë në kuadër të normave ligjore dhe të respektimit të kodit etik të veprimtarisë së tyre profesionale.

Ky medium, si dhe kryeredaktori i saj Argjent Goga, po i nënshtrohen kërcënimeve të cilat tashmë janë paraqitur edhe në polici. /Titulli.com/

Serbia nuk e zbaton Marrëveshjen për Diploma, pengesë për të diplomuarit e Luginës
Futbollisti preshevar, Atdhe Nuhiu synon Premier Leaguen
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration