Serbia, Hungaria dhe Austria për emigracionin e paligjshëm
Kërkojnë fonde nga BE-ja për kthimin në atdhe të klandestinëve.
Kryeministri hungarez Viktor Orbán tha në samitin trepalësh mes Serbisë, Hungarisë dhe Austrisë, që u mbajt në Budapest se lufta ruso-ukrainase, çmimet e larta të energjisë dhe sanksionet kanë larguar vëmendjen nga rritja e numrit të emigrantëve të paligjshëm.
“Ata që jetojnë ilegalisht në vendet tona, duhet t’i kthejmë nga kanë ardhur dhe kjo kërkon shumë punë dhe shumë burime financiare. BE-ja duhet ta marrë përsipër këtë sepse është interesi i përbashkët i të gjitha vendeve anëtare.
Emigrantët e paligjshem po vijnë tek ne nga dy drejtime. Mbi një milion refugjatë erdhën nga lindja, nga Ukraina, dhe në anën tjetër edhe kufiri ynë jugor me Serbisë dhe Maqedonine e Veriut është nën rrethim. Kemi pasur më shumë se 180,000 përpjekje për migrim ilegal që jane parandaluar”.
Kancelari austriak Karl Nehamer tha se në konferencë u konstatua se të gjithë janë të prekur njëlloj nga problemi i migrimit.
“Edhe pse Austria nuk është në kufirin e jashtëm të Bashkimit Europian, ne aktualisht kemi rreth 70,000 kërkesa për azil nga njerëz nga India, Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani. Përveç kësaj, Austria ofron mbrojtje për 80,000 gra, burra dhe fëmijë nga Ukraina”.
Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se Serbia nuk dëshiron që të jetë nje parking për emigrantët e paligjshëm.