Serbi: Spitalet në limitet e tyre për përballimin e pandemisë
Lokale

Serbi: Spitalet në limitet e tyre për përballimin e pandemisë

12.Jan.2021 08:08
0

Nga Serbia largohen mjekë, ndërkohë që mungesat e personelit e pajisjeve në spitale si dhe menaxhimi jo si duhet e vështirësojnë situatën me pandeminë: Ka rritje të numrit të infektimeve e po ashtu edhe të vdekjeve. 

Nga Serbia largohen çdo vit rreth 2000 forca të kualifikuara në mjekësi. Ndërkohë në kushtet e pandemisë ka pasur të paktën 3.300 të sëmurë nga radhët e personelit të shërbimit mjekësor dhe 67 mjekë të vdekur: Ky është bilanci nga klinikat e sistemit serb të shëndetësisë përgjatë gati një viti të luftës kundër koronavirusit. Mungesa e pajisjeve mbrojtëse dhe e shtretërve nëpër spitale si dhe organizimi i keq e kanë vështirësuar ndjeshëm jetën në „zonat e kuqe".

Gazetarja e medias N1 Jelena Zoriç e ka ndjekur këtë nga afër. Më shumë përshtypje asaj i ka bërë puna me përkushtim e personelit mjekësor: „Kur i pyesja, nëse kanë frikë nga infektimi, shumica përgjigjeshin: Nëqoftëse ndodh, do të jetë e tmerrshme. Unë i pyesja: Sepse e dini pra, sa i rrezikshëm është virusi? Përgjigja ishte: Jo, deshëm të themi tjetër gjë. Do të jetë e tmerrshme, nëse sëmuren më shumë mjekë. Atëherë nuk mbetet më njeri që të kujdeset për ju të tjerët".

Rade Panić, mjek anestezist, njëkohësisht edhe kryetar i sindikatës së mjekëve dhe farmacistëve, thotë, se nuk ka asnjë dyshim, që sistemi serb i shëndetësisë është në kolaps – kjo për arsye se është lënë pasdore me dekada. „Gjatë shërbimit tim të gatishmërisë nga 6 nëntori deri më 31 dhjetor në pavionin e COVID-it në Kraljevo ne në asnjë moment nuk kemi pasur mjaftueshëm shtretër reanimacioni, aq sa na duheshin për të gjithë."

Coronavirus | Impfungen gestartet | Serbien Belgrad

Fillon vaksinimi në Beograd

Qeveria pohon të kundërtën

Sistemi është vërtetë i mbingarkuar, por jo në kolaps, thotë shtabi i krizës së koronavirusit i ngarkuar nga qeveria. Nuk mungojnë më pajisjet mbrojtëse dhe krahas qendrave provizore të COVID-it janë ndërtuar edhe dy spitale të reja COVID.

Predrag Kon, epidemiolog dhe anëtar i shtabit të krizës së koronavirusit thotë se: „Spitalet janë hapur momentin e fundit. Eshtë e qartë, që ato gjatë fazës së ndërtimit edhe duhej të pajiseshin siç duhet, në mënyrë që të mund të pranoheshin dhe të trajtoheshin pacientët."

Një diagnostikim përfundimtar i sistemit serb të shëndetësisë do të jetë i mundur vetëm nëse do të marrin përgjigje këto dy pyetje: Së pari: sa mjekë do të largohen nga Serbia pas pandemisë dhe së dyti: sa njerëz do të vdesin prej sëmundjeve të tjera, meqënëse spitalet serbe pranojnë pothuajse vetëm pacientët me koronavirus./DW/

 

Komuna e Bujanocit: Angazhimi i qytetarëve ndaj vërshimeve është më se i nevojshëm
Në Serbi kanë arritur edhe 18.075 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration