Në Serbi kanë arritur edhe 18.075 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech
Në Serbi arritën 18.075 doza tjera të vaksinave Pfizer/BioNTech, tha epidemiologu dhe anëtari i Shtabit të Krizave për luftën kundër koronavirusit në Serbi, Predrag Kon.
Deri në fund të muajit, pritet të arrijnë edhe gjysmë milioni doza tjera të vaksinës Sputnik V, si dhe një milion doza kineze Sinopharm, specifikoi Kon për televizionin Prva.
Rreth 11.500 doza të vaksinës së koronavirusit janë dhënë deri më tani në Serbi, ndërsa intensiteti do të rritet kur të rritet edhe numri i vaksinave në vend, shtoi ai.