Seminar për fëmijët, prindërit dhe mësuesit në Bujanoc, regjistrohu
Organizata joqeveritare "PSIKA 017" do të mbajë seminarin me temën "Suksesi i fëmijëve, përkushtim për të gjithë".“Përmes këtij seminari do të njoftohen pjesëmarrësit për përpilimin e planit individual të fëmijëve me pengesa në zhvillim, pranimin e tyre në procesin arsimor si dhe në shoqëri”, thuhet në njoftimin e organizatorit
Sipas organizatorëve në tërë këtë sfidë rëndesi të madhe ka bashkëpunimi ndërmjet psikologëve, mësuesve dhe prindërve.
Ligjëruese do të jetë psikologia klinike Msc. Ema Jashari Skeja nga Prishtina ndërsa është i hapur për të gjithë pjesëmarrësit pa pagesë.
Seminari zhillohet më 7 korrik me fillim nga ora 11:00 në shtëpinë e kulturës në Bujanoc ndërsa regjistrimi paraprak është i domosdoshëm andaj të të gjithë të interesuarit të paraqiten përmes këtij e-mail: gentiana.mehmeti@gmail.com.