Ndryshon buxheti për start-up programet në komunën e Bujanocit
Lokale

Ndryshon buxheti për start-up programet në komunën e Bujanocit

03.Jul.2018 09:10
0
Në mbledhjen e këshillit komunal të komunës së Bujanocit përveç tjerash është diskutuar edhe për programin e subvencioneve të biznesit dhe në këtë mënyrë ka ndryshuar buxheti i financimit.

Enis Salihu nga zyra për zhvillimi ekonomik lokal sqaroi se për procesin e start-up programit ka 72 aplikues ndërsa buxheti planifikuar është 5 milion dinarë dhe ai kërkoi mjete nga faza e dytë e programit.

Sipas tij ishin në masën e parë ekonomitë fillestare apo start-up programi me vlerë financiare prej  5 milion dinarëve dhe masa e dytë për zgjerimin e bizneseve aktuale kap vlerën prej 10 milionë dinarë.

Nga buxheti i komunës së Bujanocit për vitin 2018 janë ndarë 15 milion dinarë për programin e subvencionimit të ekonomisë private, shkruan Titulli.com.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka vlerësuar se përmes procersit të start-up programit do të punësohen 72 të rinjë dhe se nga masa e dytë do të ndahen 3.360 mijë dinarë.

Sipas këtij vendimi të aprvouar në këshillin komunal për start-up programet do të ketë 8 milion e 360 mijë dinarë për vitin 2018.

Në fillim buxheti total i komunës së Bujanocit prej 15 milion dinarë ishte planifikuar për bizneset fillestare me 200 mijë dinarë ndërsa për bizneset aktuale prej 500 mijë dinarë./Titulli.com/

Seminar për fëmijët, prindërit dhe mësuesit në Bujanoc, regjistrohu
Bujanoci dhe Presheva pjesë e shënimit të pavarësisë së SHBA-së në Beograd (foto&video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration