Foto: RAS Srbia
Lokale
Sekretari shtetërorë Stefanoviq në Preshevë, dy investitorët e parë gati të vijnë
Sekretari shtetërorë në Ministrinë e Ekonomisë, Dragan Stevanoviq ka biseduar me kryetarin e komunës së Preshevës Shqiprim Arifin për ardhjen e investitorit të parë në rajonin e komunës së Preshevës.“Kemi caktuar takimin në ministrinë e financave me kryetarin e komunës së Preshevës dhe bashkëpuntorët e tij, ku do të bisedohet për sjelljen e investitorëve të ri. Bëhet fjalë për dy investitorë dhe dy projekte: prodhimi i energjisë elektrike nga energjia solare dhe i dyti për prodhimet e domates. Qëllimi ynë është përmirësimi i ekonomisë së këtij qyteti që ekonomikisht ta zhvillojmë jugun e Serbisë, që përqindja e papunësisë të zvoglohet dhe të punësojmë rininë këtu” ka thënë Stefanoviq.
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se ky është një hap i madh për Preshevën dhe për qytetin e qytetarët./Titulli.com/