Sekretari gjeneral i Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë Mihail Linhart vizitoi Bujanocin
Lokale

Sekretari gjeneral i Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë Mihail Linhart vizitoi Bujanocin

23.May.2017 14:53
0
Sekretari Gjeneral në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austriës, Mihail Linhart si dhe Ambasadori i Austrisë Johane Eigner në Beograd, Andrea Oricio Ambasadori i OSBE-së në Serbi dhe Kryetari i Trurpit Kordinues Zoran Stankoviq vizituan fakultetin e Suboticës në Bujanoc.

Në objektin e fakultetit ata u pritën nga  Dekani i fakultetit Aleksandar Grubor si dhe Kryetari i komunës së Bujqnocit, Shaip Kamberi.

Ambasadori austriak Johane Eigner  mbajti një ligjëratë në këtë fakultet i cili shprehi interesimin evropian për përkrahjen dhe zhvillimin multietnik në Serbi përmes projekteve multietnike në përkrahje të vazhdueshme të të rinjëve, shkruan Titulli.com

“Si kritere të pashmangshme të bashkimit Europian janë të drejtat e barabarata të të gjitha komuniteteve dhe përkrahja institucionale e pakicave”, theksoi ambasadori gjatë ligjëratës së sotme duke inkurajuar të rinjët në zhvillimin e tyre të më tutjeshëm.

Kryetari Kamberi në fjalimin e tij përpara mediave theksoi se ky është një bashkëpunim i vazhdueshëm i qëllimit fillestar i cili ka qenë që nga viti 2012 në dy gjuhë në këtë fakultet ate shqipe dhe serbe.

Ai njoftoi edhe me situatën e përgjithshme në komunën e Bujanocit, planifikimet për të ardhmen dhe vështirësit me të cilët po ballafaqohen.

Dekani i këtij fakultetit Aleksandar Grubor tha se në këtë fakultet janë punësusar 4 nga të diplomuarit dy serb dhe dy shqiptarë./Titulli.com/

Mbahet orë letrare në kuadër të organizimit "Ditët e Komandant LLeshit" në Bujanoc.
"Komandant, po thërret Lugina" !
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration